15:46 / 08.11.2022
Forcat Speciale spanjolle ‘zbarkojnë’ në Elbasan, dyshohet Call Center
RTSH
Forcat Shqiponja dhe policia spanjolle Guardia Civil janë duke zhvilluar një operacion në qytetin e Elbasanit, në një qendër tregtare pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Ndërtesa është rrethuar nga forca të shumta policie, teksa dyshohet se në të ndodhet një Call Center që mund të jetë objekti i aksionit policor.
Në objekt zhvillohen një sërë aktivitetesh si bar kafe e ambiente të tjera që ushtrojnë biznes.
Nuk lejohet njeri të afrohet në perimetrin e vendosur nga Policia, ndërsa Guardia Civil ka qenë duke monitoruar në momentin që ka nisur operacioni.























