Rama: 70 mijë punonjës nuk do paguajnë më taksë mbi pagën
BKT
Shqipëri

Rama: 70 mijë punonjës nuk do paguajnë më taksë mbi pagën

ATSH

Kryeministri Edi Rama informoi sot se efekti i rritjes së pagave në administratën publike është 3.3 miliardë lekë.

Gjatë debatit në Kuvend për projektbuxhetin 2023, Rama tha se kjo shifër i takon  konsolidimit të asaj rritjeje që qeveria miratoi në shtatorin e këtij viti.

Ashtu sikundër, Rama informoi se do të vazhdojë edhe rritja e pagave me 6% për punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe për zjarrfikësit. “Po ashtu do të kemi edhe një rritje tjetër për ushtarakët”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë familjet duke rritur nivelin e pagave që nuk tatohen, në 50 mijë lekë.

“Janë 70 mijë punonjës të tjerë me një efekt në buxhet prej 1.2 miliard lekë që nuk do të paguajnë më taksë mbi pagën. 1.2 miliard lekë shkon në shtëpitë e tyre”, tha Rama. 


MË SHUME NGA Shqipëri