KPA ndryshon vendimin, konfirmon në detyrë gjyqtarin Niko Rapi
BKT
Shqipëri

KPA ndryshon vendimin, konfirmon në detyrë gjyqtarin Niko Rapi

ATSH

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ndryshimin e vendimit të KPK dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtarit, Niko Rapi.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin pas ankimimit të gjyqtarit Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues në mënyrë unanime vendosi ndryshimin e vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më datë 21.7.2020 shkarkimin e subjektit të rivlerësimit, Niko Rapi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 


MË SHUME NGA Shqipëri