Çela, pjesë e forumit të prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit
BKT
Shqipëri

Çela, pjesë e forumit të prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela mori pjesë në Forumin e tretë të Prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit, zhvilluar në Bukuresht.

Takimi kishte në fokus prerogativat kontrolluese dhe rolin thelbësor të prokurorëve të Përgjithshëm në zbatimin uniform të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm shprehu nevojën për gjetjen e nje ekuilibri mes pavarësisë së prokurorëve dhe performancës së shërbimit të prokurorisë në tërësi, duke theksuar domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Prokurorëve të Përgjithshëm si autoriteti i vetëm që mund të sigurojë në mënyrë konstante eficiencën dhe kohezionin e institucionit.

Në takim mori pjesë edhe zv.presidenti i Eurojust Boštjan Škrlec. 


MË SHUME NGA Shqipëri