11:40 / 10.11.2022
Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Kryeministri Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë forum do të marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.























