Lajm i keq për Gjermaninë, Reus mungon në ‘Katar 2022’
BKT
Sport

Lajm i keq për Gjermaninë, Reus mungon në ‘Katar 2022’

F.Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Gjermanisë do të jetë e hendikepuar pa njërin nga lojtarët kryesor në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus, i cili ka një problem në kyçin e këmbës që nga shtatori i kaluar, nuk do të jetë në gjendje t'i përgjigjet thirrjes së Kombëtares gjermane.

Trajneri Hans-Dieter Flick duhet të gjejë zgjidhje të reja pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Reus-it.