Nga Dogana e Kosovës dorëhiqen 11 zyrtarë, 9 serbë e 2 boshnjakë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Nga Dogana e Kosovës dorëhiqen 11 zyrtarë, 9 serbë e 2 boshnjakë

Donika Sherifi/ RTK

Pas largimit të zyrtarëve të nacionalitetit serbë nga institucionet e Kosovës, sot edhe nga Dogana e Kosovës janë larguar 11 pjesëtarë të doganës, 9 të nacionalitetit serb, ndërsa 2 boshnjak.

Në një përgjigje nga Dogana e Kosovës, për RTK-në, është konfirmuar se kanë  dhënë  dorëheqje 11 pjesëtarë të Doganës së Kosovës, në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.  Sipas Doganës, të dorëhequr nuk janë të gjithë oficerë doganor.

Ndryshe largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, ka filluar fundjavën e kaluar, pasi që Lista Serbe mori vendim që të largohen nga institucionet, me pretekstin se nuk po respektonhen Marrëveshjet e Brukselit.


MË SHUME NGA Lajme