21:57 / 10.11.2022
Pavard s`e përjashton largimin nga Bayern
Uran Krasniqi/RTKLive
Francezi Benjamin Pavard ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Bayern Munich nëse i ofrohet diçka që ai e vlerëson si më të mirë për të.
"Unë nuk jam kundër një projekti të ri. Kjo mund të jetë koha. Por për momentin jam i fokusuar te Botërori. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Bayernin. Nuk ka pasur diskutime specifike", ka thënë ai.
Pavard, i cili ka fituar tre tituj të Bundesligës dhe një të Champions League, ishte bashkuar me bavarezët në vitin 2019, duke ardhur nga Stuttgart.























