22:15 / 10.11.2022
Kalulu mbetet te Milan deri më 2027
Uran Krasniqi/RTKLive
Pierre Kalulu ka firmosur kontratë të re me Milanin. Klubi italian ka njoftuar se francezi do të qëndrojë i lidhur deri në vitin 2027.
"AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Pierre Kalulu ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri më 30 qershor 2027. Pierre iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2020 dhe nga atëherë ka bërë shtatëdhjetë e pesë paraqitje për klubin, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit kryesorë të skuadrës", ka njoftuar nga qyteti i Milanos.
Kalulu ka dalur nga shkolla e Lyonit.























