22:59 / 10.11.2022
United mposht Villan dhe hapëron tutje
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United ka siguruar kalimin tutje në EFL Cup. Kjo pasi ka shënuar fitore ndaj Aston Villës me rezultat 4-2.
Mysafirët kanë kaluar në epërsi me anë të Watkins (48') pas një asisti nga Ramsey.
United e ka barazuar me anë të Martial (49'), por edhe ka realizuar një autogol përmes Dalot (61'), duke i dhënë epërsinë Villas.
United këtë herë jo vetëm e ka barazuar rezultatin përmes Rashford (67'), por edhe e ka përmbysur atë me Fernandes (78'). Golin e katërt dhe të vulosjes së fitores e ka realizuar Mctominay (90').























