Lazio fiton dhe del në vendin e dytë
BKT
Sport

Lazio fiton dhe del në vendin e dytë

Uran Krasniqi/RTKLive

Lazio ka vazhduar përpjekjet për një vend në Champions League edicionin e ardhshëm. Me fitoren e sotme 1-0 ndaj Monzas në "Stadio Olimpico" Lazio është ngjitur në vendin e dytë në tabelë, duke grumbulluar tridhjetë pikë aq sa ka edhe Milan.

Ka mjaftuar një gol nga Romero (69') për t'ia dhënë klubit nga Roma fitoren ndaj skuadrës së ngjitur në elitë.  

Mysafirët rastin më të mirë e patën me Petagna, por i cili nuk u tregua konkret. 

Monza mbetet në vendin e pesëmbëdhjetë në renditje.