09:19 / 11.11.2022
Allegri i kënaqur me fitoren kundër Torinos, flet edhe për duelin me Lazion
F.Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Torinos.
Juve mbrëmë mundi Torinon (0-1), duke bërë hapin e madh në garën për pjesën e epërme të tabelës.
Tekniku italian pas ndeshjes tha se nuk është lehtë të fitosh kundër Torinos.
“Nuk është e lehtë të fitosh ndaj Torinos. E dinim së ishte vështirë. Krijuam shanse dhe rrezikuam shumë herë dhe fituam ndeshjen”, tha Allegri.
Ai ka folur edhe për sfidën e radhës kundër Lazios.
“Të dielën na pret një ndeshje e vështirë, ata janë shumë të fortë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, theksoi Allegri.
Pas fitores së mbrëmshme Juve renditet në vendin e katërt me 28 pikë, dhjetë më pak se lideri i tabelës, Napoli.























