09:49 / 11.11.2022
Nacho në ‘radarin’ e klubit anglez
F.Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, është në ‘radarin’ e trajnerit të ri të Wolves, Julen Lopetegui.
Tekniku spanjoll javën e ardhshme do të marr ‘timonin’ e Wolves.
Mediat britanike shkruajnë se ish-trajneri i Sevillas, tashmë është duke menduar për përforcime të reja në skuadër.
Nacho i Real Madridit është në listën e Lopetegui për tregun e janarit.
Por, siç raportohet, edhe bashkëlojtari i Nachos- Mariano Diaz është një tjetër dëshirë e strategut spanjoll.























