10:07 / 11.11.2022
Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi
RTSH
Fredi Kokoneshi, kryetari i bashkisë së Divjakës, është plagosur me thikë.
Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa Kokoneshi është transportuar drejt spitalit të Lushnjës, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
Aktualisht nuk dihet më shumë për ngjarjen, teksa policia ka nisur hetimet.























