Balde afër marrëveshje së re me Barcelonën
BKT
Sport

Balde afër marrëveshje së re me Barcelonën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Alejandro Balde është afër nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën.

Mbrojtësi i krahut është zbulim i trajnerit Xavi Hernandez duke fituar vendin e titullarit këtë sezon të garave.

Siç raportojnë mediat spanjolle, negociatat mes dy palëve kanë filluar prej disa muajve dhe tashmë në parim është arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës së re.

Balde me Barçën aktualisht ka kontratë deri në vitin 2024, por thuhet se lojtari shumë shpejtë do të firmos kontratën e re e cila do të jetë deri në vitin 2027.