12:01 / 11.11.2022
Murati: Kosova ka bërë reforma në menaxhimin e financave publike
Afet Bela/ RTKlive
Ministria e Financave, sot, ka bërë “Prezantimin e Vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se vendi ynë ka pasur menaxhim të mirë të financave publike.
“Si qeveri e konsiderojmë PEFA-n, si një ndër mjetet kryesore të përcaktimit të prioriteteve tona”, tha ai. Murati tha se Kosova ka performancën më të mirë në vendet e rajonit për menaxhim të financave publike, raporton RTKlive.
Sipas tij, PEFA është një mundësi e mirë, pasi që Kosova nuk ka ndonjë vlerësim kreditor.