Hakimi solidarizohet me Ramosin pasi Enrique nuk e ftoi për në Katar
Uran Krasniqi/RTKLive
Achraf Hakimi e ka përshkruar Sergio Ramosin si mbrojtësin më të mirë në botë. Ky deklarim ka ardhur diën kur Spanja nuk e ka përfshirë mbrojtësin e njohur në listën e lojtarëve që do ta përfaqësojnë vendin në Botërorin e Katarit.
"Sergio Ramos. Mbrojtësi më i mirë në botë”, ka shkruar marokeni, i cili vetë do të luajë në Botëror.
Ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit që tash luan te Paris Saint-Germain ka 180 paraqitje për Spanjën dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës më 2010, si dhe Kampionatin Evropian më 2008 dhe 2012.
Në fakt trajneri spanoll Luis Enrique, pos Ramost ka lënë jashtë liste edhe emra të tjerë të njohur. David De Gea i Manchester United, mbrojtësi i Athletic Bilbao, Inigo Martinez dhe Thiago Alcantara i Liverpool janë vetëm disa. Ai në konferencën për shtyp nuk ka preferuar të flasë për futbollistët që nuk i ka ftuar.























