22:09 / 11.11.2022
Rama në Élysée, darkë zyrtare me presidentin Macron
rtsh.al
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, mbrëmjen e së premtes morën pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Élysée me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kryeministri Rama ndodhet në Paris me ftesë të këtj të fundit për të marrë pjesë në punimet e Forumit të Paqes.
Në kuadër të Forumit të Paqes, kryeministri Rama referoi në panelin me temë “Universializëm kur mundesh dhe multilaterizëm kur duhet”, ku u ndal te rëndësia e Komunitetit Politik Europian.
Po ashtu, Kryeministri referoi edhe në panelin me temë “Mobilizimi ndërkombëtar për Observatorin për Informim dhe Demokraci”, ku vendi ynë ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aderim në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci.























