22:22 / 11.11.2022
PSG mund ta shtojë Joao Felix në afatin e janarit
Uran Krasniqi/RTKLive
Joao Felix mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të dimrit. E ardhmja e tij në Atletico Madrid është gjithçka veç jo e sigurt. Dhe klubet po e monitorojnë situatën e tij, ku më së shumti i interesuar për portugezin duket klubi francez, Paris Saint-Germain.
Felix nuk po llogaritet shumë nga Diego Simeone në fillim të këtij edicioni, ku ai po kalon më shumë kohë në stol sesa në fushë.
Ideja e drejtuesve të klubit parisin është që portugezi të luajë pjesën e dytë të sezonit në "Parc des Princes".
Felix nga viti 2019 është pjesë edhe e Kombëtares portugeze. Ai është ftuar edhe për Botërorin e Katarit që fillon pas nëntë ditësh.























