Presidenti Begaj pret një delegacion të Republikës Popullore të Kinës
rtsh.al
Presidenti Bajram Begaj priti të premten një delegacion të Republikës Popullore të Kinës, të kryesuar nga Jiang Yu, përfaqësuese e posaçme e Ministrisë së Jashtme për bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Sipas njoftimit të presidencës shqiptare, gjatë bisedës presidenti Begaj e vuri theksin në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai i vlerësoi ato si të mira dhe bashkëpunuese.
Në këtë konteks presidenti Bega ka veçuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke e konsideruar si një ecuri pozitive. Një një theks i veçantë zoti Bega vendosi tek rëndësia e zgjerimit të tregtisë mes dy vendeve edhe në të ardhmen.
Kryetarja e delegacionit kinez falënderoi për pritjen e rezervuar. Zonja Jiang Yu theksoi se Shqipëria mbetet një vend mik dhe i rëndësishëm për Republikën Popullore të Kinës.
Ajo theksoi kontributin që Shqipëria i ka dhënë Kinës për anëtarësimin në OKB.























