22:32 / 11.11.2022
Dortmund beson se do ta mbajë Bellinghamin
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund po konsideron se ka gjasa për të mbajtur Jude Bellinghamin në klub, madje edhe verën e ardhshme, kur do të hapet afati kalimtar.
Sipas "90min", zyrtarët e klubit gjerman mendojnë se janë në gjendje të mbajnë anglezin për sezonin e ardhshëm. Siç raportohet, Real Madrid, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Juventus janë klubet që e duan futbollistin, ndërsa ai e ka preferuar klubin madrilen.
Nëntëmbëdhjetë vjeçari ka tre sezone në "Westfalenstadion". Ai këtë edicion ka kontribuar me shtatë gola dhe dy asistime në nëntëmbëdhjetë ndeshje.























