Osmani në Élysée, darkë zyrtare me presidentin Macron
N.Mekolli /RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, mbrëmjen e së premtes morën pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Élysée me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Presidentja Osmani ndodhet në Paris me ftesë të presidentit Makron për të marrë pjesë në punimet e Forumit të Paqes.
Ajo, në një postim në Facebook, ka shkruar se kishte kënaqësinë të pritej në darkën e organizuar nga Presidenti Macron.
“Sonte bashkë me Prindonin, kishim kënaqësinë të pritemi në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée”, shkruan Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë adresimit të saj në “Forumin e Paqes” në Paris, ka thënë se e përfaqëson një shtet, i cili ka qenë viktimë e gjenocidit para 23 vjetësh, por që është kthyer në storien më të madhe të suksesit të bashkëpunimit euroatlantik.
Ajo ka folur edhe për agresionin rus në Ukrainë dhe ka theksuar se përafrimi me regjimet gjenocidale nuk sjell kurrë paqe, por vetëm luftë.




























