Monchengladbach fiton bindshëm ndaj Dortmund
BKT
Sport

Monchengladbach fiton bindshëm ndaj Dortmund

Uran Krasniqi/RTKLive

Jonas Hofmann ka shënuar dhe ka asistuar dy herë teksa Borussia Monchengladbach e ka mposhtur Borussia Dortmundin 4-2.

Ka qenë kjo një ndeshje në kuadër të Bundesligës.

Pos Hofmannit për Monchengladbach kanë realizuar edhe Bensebaini (26'), Thuram (30') dhe Kone (46').   

Për Dortmund kanë realizuar Brandt (19') dhe Schlotterbeck (40'). 

Pas kësaj ndeshje Monchengladbach gjendet në vendin e shtatë në renditje, kurse Dortmund në vendin e gjashtë.