Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris
BKT
Foto/ Facebook Edi Rama
Shqipëri

Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris

ATSH

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë dje në punimet e Forumit të Paqes, në Paris me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Në kuadër të Forumit të Paqes, kryeministri Rama referoi në panelin me temë “Universalizëm kur mundesh dhe multilaterizëm kur duhet”, ku u ndal te rëndësia e Komunitetit Politik Evropian.

Po ashtu, Rama referoi edhe në panelin me temë “Mobilizimi ndërkombëtar për Observatorin për Informim dhe Demokraci”, ku vendi ynë ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aderim në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci.

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, morën pjesë në darkën zyrtare me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti që thotë "SPPF22 Universalism o war inthe he face PARIS FORUM PARIS PAIX ( R"

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë


MË SHUME NGA Shqipëri