Kapen mallra me vlerë rreth 18000 mijë euro
BKT
Foto: Dogana e Kosovës
Lajme

Kapen mallra me vlerë rreth 18000 mijë euro

V. Thaçi / RTKlive

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë prej 18,079.10 Euro.

Sipas njoftimit të Doganës janë konfiskuar ekrana për telefona të menqur, Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë dhe për Samsung J6, A, M, S = 844.

"Në regjionin e Vitisë, saktësisht në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara", thuhet në njoftim.

Poastu njoftohet se rasti është referuar tek hetimet për trajtim të metejë.


MË SHUME NGA Lajme