Reja zbardh listën e listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Italinë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Italisë dhe Armenisë.
Kuqezinjtë dhe ‘Azurët’ do të ndeshen më 16 nëntor në ‘Air Albania', ndërsa tri ditë më vonë Shqipëria përballet me Armeninë në të njëjtin stadium.
Tekniku italian ka ftuar tre futbollistë nga Superiorja: Eneo Bitrin (Partizanin), Andri Hadrojn (Partizani) dhe Erdenis Gurishtën, kapitenin e Vllaznisë.
Në Kombëtare rikthehen Berat Gjimshiti dhe Keidi Bare, të cilët kanë kaluar dëmtimet.
Reja ka ftuar katër sulmues, repart ku përveç Brojës dhe Uzunit, do të jenë edhe Kristal Abazaj (176 minuta aktivizim me Istanbulsporin në Superligën turke) dhe Ernest Muçi, autor i tre golave dhe katër asisteve me Legian e Varshavës.
























