13:02 / 12.11.2022
Tovërlani publikon listën e ‘Dardanëve’ të rinj
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për kampin e radhës përgatitor në Antalia.
‘Dardanët’ U21 do të qëndrojë tetë ditë në bregdetin turk nga 14 nëntori, e ku pritet t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore-stërvitore.
























