Brentford trondit City-n e Guardiolës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Brentford e ka mposhtur Manchester Cityn midis ‘Etihad Stadium’ me rezultat 1-2, në kuadër të javës së 14-të në Premier League.
Dueli mes ‘Qytetarëve’ dhe Brentford-it, ka dhuruar një sfidë interesante më një finish dramatik.
Toney (16’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 0-1 skuadrën mike. Mirëpo, në finish të pjesëlojës së parë, ishte Foden (45’), që riktheu në lojën skuadrën e Pep Guardiolës.
Sfida interesante dhe me raste të shumta është luajtur në fraksionin e dytë. Ishin kampionët në fuqi të Anglisë, që kishin dominimin në terren, megjithatë, në fund festoi Brentford me golin e Tony (90+8), të dytin personal, rrëmbeu pikët e plota nga ky udhëtim i vështirë.
Pas kësaj humbje, City mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Arsenal, derisa Brentford renditet e dhjeta me 19 pikë të tubuara.























