S’gabon Liverpool, Tottenham mposht Leeds-in pas një finish dramatik
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Liverpool nuk ka gabuar në duel me Southamptonin, duke fituar me rezultat 3-1, sot në ‘Anfield’ në kuadër të Premier Leagues.
Skuadra e Jurgen Klopp arkëtojë tri pikë të rëndësishme në garën për pjesën e epërme të tabelës.
Firmino (6’) dhe Nunez (21’, 42’), u përkujdesën për fitoren e radhës së ‘The Reds’, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Adams (9’).
Pas kësaj fitore, Liverpool ka 22 pikë në vendin e gjashtë, kurse, Southampton renditet e parafundit me vetëm 12 pikë të grumbulluara.
Fitore ka shënuar edhe Tottenham që mundi Leeds United, me rezultat 4-3 pas një finishi dramatik.
Kane (25’), Davise (51’), Bentacur (81’, 83’), shënuan golat e fitores për skuadrën e Antonio Contës, e cila tani ngjitët në pozitën e tretë me 29 pikë. Golat për skuadrën mike i shënuan Summerville (10’), Rodrigo (43’, 76’).
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Leicester City në udhëtim tek West Ham, me rezultat 0-2.























