Tuneli i Llogarasë, Rama: Bregu i Jonit afrohet me aeroportin e Vlorës
BKT
Shqipëri

Tuneli i Llogarasë, Rama: Bregu i Jonit afrohet me aeroportin e Vlorës

rtsh.al

Bregdeti i Jonit do të jetë më afër me Vlorën, kjo falë Tunelit të Llogarasë, ku deri tani janë hapur 4.5 nga 6 kilometra që është projekti i këtij tuneli.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili, në faqen e tij në Facebook, komenton se tuneli në fjalë synon të afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

"Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit", shkruan kryemiministri Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri