Cuadrado i ofrohet gjigantit italian
BKT
Sport

Cuadrado i ofrohet gjigantit italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Juan Cuadrado, i është ofruar rivalëve të Serie A, AC Milan, raporton të dielën ‘Calciomercatoweb’.

Kontrata e Cuadrados me Juventusin skadon në fund të sezonit dhe torinezët nuk dëshirojnë të rinovojnë kontratën me lojtarin.

Milani që po çalon në krahun e djathtë të mbrojtjes, synon të transferojnë Cuadrado-n.

‘Rossonerët’ shumë shpejtë pritet të nisin negociatat me agjentin e lojtarit të cilën synojnë ta sjellin në ‘San Siro’ qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ndryshe, Cuadrado po monitorohet edhe disa klube tjera evropiane.