PSG e pamëshirshme ndaj Auxerre
BKT
Sport

PSG e pamëshirshme ndaj Auxerre

Fatmir Bytyqi /RTKlive

PSG është treguar e pamëshirshme në duel me Auxerre, duke fituar bindshëm prej 5-0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Ligue 1.

Kampionët në fuqi të Francës, ishin dukshëm më të mirë së skuadra mike, duke arkëtuar edhe tri pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës.

Mbappe (11’), Soler (51), Hakim (57’), Sanches (81’) dhe Eiktike (84’), shënuan për fitoren e parisienëve të cilat tani kanë 41 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë së Lens, kurse, Auxerre renditet e 16-ta me 13 pikë të tubuara.