Juve bën gati ofertën joshëse për mbrojtësin e PSG-së
BKT
Sport

Juve bën gati ofertën joshëse për mbrojtësin e PSG-së

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Juventusi po përgatit një ofertë joshëse për mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos, raporton ‘Calciomercatoweb’.

Trajneri i torinezëve, Massimiliano Allegri është duke menduar të përforcojë skuadrën, dhe Marquinhos thuhet së është në listën e tekniku italian.

Mbrojtësi brazilian do ta konsideronte të plotë misionin tek PSG-ja në rast se parisienët do ta fitonin Ligën e Kampionëve këtë edicion të garave.

Kontrata e Marquinhos me kampionët në fuqi të Francës mbaron në vitin 2024, por braziliani mund të largohet në fund të këtij sezoni në rast se Juve do t’ia ofronte një pagë joshëse atij.