23:35 / 13.11.2022
Ambasada e Kosovës në Ankara: Nuk ka asnjë shtetas kosovar të lënduar
V. Thaçi / RTKlive
Ambasada e Kosovës në Ankara bënë të ditur se asnjë shtetas kosovar nuk është në mesin e të lënduarve apo viktimave në Stamboll.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada bën thirrje që ata të cilët ndodhën në Stamboll të jenë vigjilentë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.
“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftim.
Ky është numri ky qytetarët e Kosovës mund të kontaktojnë: +90 (531) 105 63 91.
Ndryshe, të paktën 6 persona kanë gjetur vdekjen dhe 81 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi sot pasdite në Stamboll.























