Caktimi i datës për zgjedhjet në veri, Osmani sot takon partitë politike
BKT
Foto: Faqja e presidentes në Facebook
Lajme

Caktimi i datës për zgjedhjet në veri, Osmani sot takon partitë politike

A.Bela / RTKlive

Sot Presidentja Osmani do të takohet me partitë politike për të biseduar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – pasi kryetarët e fundit dhanë dorëheqje për shkak të vendimit për targat.

Lajmi është bërë i ditur disa ditë më parë nga presidenca.

"Presidentja Vjosa Osmani fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit", thuhej në njoftimin e Presidencës ditë më parë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.

Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

"Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve  të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore", thuhej në njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme