Kovaçevski: Para 30 viteve në rajon dëgjohej zëri i armës, sot i miqësisë
RTSH
( E plotësuar) Ballkani Perëndimor nuk duhet të merret më me të shkuarën, por vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin në një kohë kur e ardhmja është kaq kërcënuese. Në një zë, Rama dhe Kovaçevski thanë se ky forcim bashkëpunimi është rritur edhe më tej përmes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit.
Ndërsa Rama tha se marrëveshjet e Procesit të Berlini ishin bërë më herët nga Ballkani i Hapur, shtoi se kjo nisëm është pikërisht plotësues dhe se nuk duhet të shihet si kërcënim. Në të njëjtën linjë ishte edhe homologu Kovaçevski, i cili tha se para 30 viteve në rajon dëgjohej zëri i armës, sot ai i miqësisë
Këto deklarata u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas mbledhjes së qeverisë së dy vendeve në Shkup.
“Edhe Shqipëria dhe Maqedonia dhe Serbia dëshmuan se përmes një bashkëpunimi shumë më lehtë të tejkalohen problemet në vend që secili veç e veç të përballet. Viti i kaluar me bllokimin e mallrave tregoi situatën e vështirë dhe kjo u zgjidh me një telefonatë mes nesh. Ky shembull i bashkëpunimit është respekt që do e kenë të gjithë qytetarët e shteteve. Deri para 30 viteve në këtë rajon dëgjohej zëri i armës dhe jo ajo i miqësisë që kemi sot. Unë dhe Rama do shkojmë ën Bruksel dhe do tregojmë rëndësinë e lidhjes përmes Korridorit të VIII. Ajo që u firmos në Berlin e kemi bërë edhe në formën e Ballkanit të Hapur”, tha Kovaçevski
“Në po rendim për të kompensuar boshllëkun mes kapaciteteve tona hidro në raport me nevojat deh për të krijuar kapacitete të reja me energji të reja diellore, hidro përmes Skavicës dhe gazin e lëngshëm, ku kemi një sërë partneritetesh. Jemi të bindur që gjithmonë e më shumë bashkimi bën fuqinë dhe Ballkani nuk kanë asnjë llogari që të merren me të shkuarën ndërkohë që e ardhmja është kërcënuese nëse ne nuk jemi të përgatitur me të. Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të hapur në Shqipëri dhe jemi të kënaqur që do të na bashkohen edhe vende të tjera”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi se të dy vendet kanë ecur para, por ka ende shumë për të bërë për të rritur volumin e bashkëpunimit si në ecjen para me integrimin dhe në fushën e energjisë e infrastrukturës.
“Ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë, hekurudha Shkup-Durrës, pikë e re kufitare të treja më rëndësi strategjike. Projekti paraprak i Portit të Thatë do ta marrë përsipër qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjes që ka me kompaninë holandeze që ka projektuar portin e ri komercial të kombinuar me zonë ushtarake të Durrësit dhe Portin e Thatë të Prishtinës. Kështu besojmë se krijomë një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së volumit të ndërveprimit mes vendeve tona dhe ka qene qëllimi parësor i nismës së Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit. Kemi potencial për ta zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Jemi sot për herë të parë si vende që negociojmë anëtarësimin në BE pas një periudhe të gjatë. U bashkuam së bashku në një dhimbje nga dashuria për Europën dhe indiferenca e Europës ndaj nesh. Sot jemi në një fazë të re, jo të lehtë, por që ka afirmuar se vendi ynë është në familjen e BE dhe ky afirmim ka ardhur falë punës dhe rezultateve dhe vendosmërisë sonë për t’u martuar me hir ose me pahir me të dashurën tonë të përbashkët, BE’, tha Rama
Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se dy vendet do jenë bashkë në përballimin e sfidave ku ndodhet Europa dhe se kjo është tregues i marrëdhënieve të shëndosha mes tyre.
"Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore. Sot kalojmë problematikat aktuale të krizës energjetike, si dy vende anëtare në NATO dhe partnere me SHBA.Ne punën dhe lidershipin e kemi dhe jam i bindur që për të gjithë qytetarët të sigurojmë të kalojë sa më lehtë krizën dhe të kenë një dimër sa më pak të ashpër. Ne firmosëm marrëveshje dhe memorandume për sektorin kryesisht të energjisë. Ne sot e më vonë, kemi mundësi unike për përballimin e krizës”, tha Kovaçevski.
Rama: Së bashku drejt së ardhmes
(E plotësuar) Në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup, kryeministri Edi Rama tha se vendet duhet të bashkëpunojnë duke parë nga një e ardhme më e ndritur dhe jo t’i kthejnë ‘kurrizin” njëra- tjetrës.
Dy vendet nuk mund të bëjnë dot pa njëra tjetrën tha Rama dhe ato kanë detyrën që të mos lejojnë destabilitetin mes dy vendeve dhen popujve tanë.
Gjithashtu Rama tha se bashkëpunimi duhet të fokusohet për të luftuar krizën energjetike dhe inflacionin e luftës.
“Ne në rajon jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri tjetri dhe kemi shumë për të bërë me njëri-tjetrin. Në këtë mbledhje të radhës ne takohemi edhe në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e familjes europiane pasi kapërcimit të hendekut të madh torturues për të mos hapur negociatat nga BE. Sot ne i kemi hapur ato dhe do të punojmë së bashku për të ecur para. Të gjitha vendet tona do të kërkojnë nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar krizës energjetike dhe inflacionit të luftës. Nga ana tjetër për të ndërtuar një plan të përbashkët që na jep mundësinë që të shohim përtej kësaj faze të vështirë dhe të zymtë, por edhe jo të pambarimtë. Nuk kemi pse presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen përtej saj. Në këtë aspekt do të thoja se Shqipëria dhe Maqedonie Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo vetëm individualisht por edhe në mënyrë kolektive si vendeve të së njëjtës zonë gjeografike e gjeopolitike. Besoj se Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotme dhe për të projektuar një të ardhme e cila të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona që të përfitojnë nga një hapësire shumë më e madhe se hapësira jonë e përvetshme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira nga marrëveshjet e bëra në Ballkanin e Hapur dhe kemi bërë progres në Procesione e Berlinit. Këto janë pjesë e njëra-tjetrës dhe jo përjashtuese”, tha Rama.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se dy vendet janë shembull i bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe se mbledhja e sotme do të forcojë dhe thellojë edhe më tej këtë bashkëpunim. Ai foli edhe për palë të treta që kërkojnë destabilizim në rajon.
Kovaçevski tha se dy nga marrëveshjet kryesore janë ato të bashkëpunimit në spektrorin energjetik për sigurimin e një energjisë në këtë kohë krize si dhe lidhja më e fortë tregtare mes dy vendeve përmes korridorit të 8.
“Shqipëria tregoi miqësi të vërtetë për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, sot kemi parë vlerën e bashkëpunimit ndërshtetëror. Ne jemi shembull i vërtetë se si trajtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe kemi vendosur shtylla të fuqishme për të lidhur fizikisht dy shtetet. Të dy shtete kanë dënuar luftën në Ukrainë dhe dënojnë skenarë të palëve të tjera që kërkojnë destabilizime në rajonin e Ballkanit. BE kuptoi më në fund që është interesi i saj strategjik që Ballkani perëndimor të jetë pjesë e saj. Njohja nga Europa e gjuhës maqedonase është e rëndësishme, negociata ishin të vështira, por arritëm të ruajmë identitetin tonë dhe të ruajmë gjuhën tonë. Maqedonia është e vendosur të respektojë të gjitha entitet që jetojnë në vendin tonë. Siç i filluar bashkërisht të fillojnë negociatat kanë mundësi që t’i përfundojnë bashkërisht negociatat. Është e rëndësishme që të krijojmë ura bashkëpunimi me fqinjët. Një nga memorandume është ajo e bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe projekteve të përbashkët për sigurimin e sigurte të energjisë energjetike, lidhja përmes korridorit të 8 për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve deri në vitin 2030. Bashkëpunim i mirë për kthimin e ikonave në mënyrë të paligjshëm të nxjerrë nga vendi unë, pas procedurës penale në Shqipëri dhe kthimit të tyre fizik në Maqedoni. Do të kemi marrëveshje për bashkëpunime të ndërsjellta në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit që rajoni të ketë një integrim më të madh dhe të shpejtë në tregun Europian”, tha Kovaçevski
Shqipëri-Maqedoni e Veriut zhvillojnë sot mbledhjen mes dy qeverive
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkup.
Vetë kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Shkup ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes do të finalizohen një sërë marrëveshjesh ndërqeveritare.
“Mirëmëngjes dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri - Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Takimi pritet të nisë në orën 10.30 dhe në fund të saj do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje dy palëshe dhe memorandume bashkëpunimi.























