Shkupi dhe Tirana nënshkruajnë 20 marrëveshje bashkëpunimi
BKT
Shqipëri

Shkupi dhe Tirana nënshkruajnë 20 marrëveshje bashkëpunimi

REL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para takimit të dy qeverive në Shkup. 14.10.2022.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nënshkruar 20 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi ndërqeveritare në disa fusha, si ekonomi, shëndetësi, arsim, siguri dhe transport.

Kjo u bë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila u mbajt më 14 nëntor në Shkup.

Memorandumet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit përfshijnë edhe doganat, transportin ujor dhe digjitalizimin.

Ndër tjera, është paraparë që pika e kalimit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Qafë Thanë, të shëndrrohet si vendkalim i përbashkët.

Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shqipërisë. 14 nëntor 2022.

Dy kryeministrat, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, në takimin e dy qeverive kanë folur edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, me synimin që të dyja shtetet të bëhen anëtare me të drejta të plota të unionit deri në vitin 2030.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembull se si ndërtohen raportet e fqinjësisë së mirë. Jo shumë kohë më parë, i gjithë Ballkani u mbajt peng i politikave retrograde. Nevojitet një vizion për të parë rajonin si tërësi, për të vepruar në drejtim të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

“Marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë më të mira sesa janë sot. Lirisht mund të themi se jemi shembull i dy fqinjëve, ata mund dhe duhet të bashkëpunojnë drejt synimit për anëtarësim në BE”, tha Kovaçevski.

 


MË SHUME NGA Shqipëri