Veliaj uron Nensi Pelosin dhe kryetarin e Senatit amerikan
BKT
Shqipëri

Veliaj uron Nensi Pelosin dhe kryetarin e Senatit amerikan

ATSH

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur Kryetaren e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi dhe kryetarin e Senatit amerikan, Chuck Schumer për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në SHBA.

Veliaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se suksesi i tyre është garanci për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Urime të gjithë miqve të mirë të shqiptarëve, që dolën me sukses në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Garanci për marrëdhëniet tona unike”, thekson Veliaj.

Pak kohë më parë, Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington, ku realizoi një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin amerikan.


MË SHUME NGA Shqipëri