Presidenti i Azerbajxhanit viziton për herë të parë Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Presidenti i Azerbajxhanit viziton për herë të parë Shqipërinë

ATSH

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mirëpresë sot në Tiranë, presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.

Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku presidenti Aliyev shoqërohet, ndër të tjera, dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.


MË SHUME NGA Shqipëri