Bejtja: 1.5 milionë euro për 2 mijë familjet që instalojnë panele diellore
BKT
Shqipëri

Bejtja: 1.5 milionë euro për 2 mijë familjet që instalojnë panele diellore

atsh

Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhue e Tregtinë dhe Mjedisin, diskutoi në mbledhjen e së martës, Aktin normativ nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja tha se, “Akti Normativ parashikon krahas marrjes së masave te veçanta për kursimin e energjisë, në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga kriza energjetike, adresimin dhe të një fondi prej 1.5 milionë euro për mbështetur familjet që instalojnë panele diellore”.

“Paketa e parë e financimit mbështet të paktën 70% të kostos së paneleve diellore për ngrohjen e ujit për rreth 2000 familje”, theksoi Bejtja.

Bejtja u ndal tek mundësitë e kursimit në përdorimin e energjisë elektrike. Sipas tij, është përllogaritur kursimi me 1% i energjisë elektrike në përditshmëri përkthehet në 3.3 miliardë lekë, sepse është energji e pa importuar. Në këtë kontekst, theksoi Bejtja, janë vendosur disa masa të detyrueshme për institucionet shtetërore të cilat do të sjellin kursim të energjisë.

“Akti Normatin vendos një target të detyrueshëm për të gjitha institucionet shtetërore që të kenë me detyrim uljen me 15% të përdorimit të energjisë elektrike në faturat mujore me muaji paraardhës. Për këtë qëllim krijohet edhe pozicioni i administratorit të energjisë  që do të monitorojë këtë proces”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Shqipëri