16:58 / 15.11.2022
Marrëveshja për Portin e Durrësit, me 24 nëntor seanca plenare
RTSH
Pozita dhe opozita prej javësh janë përplasur, lidhur me këtë projekt- marrëveshje.
Opozita pretendon se kjo është një aferë korruptive e qeverisë dhe kryeministrit Rama, ndërsa mazhoranca ka deklaruar se akuzat e opozitës synojnë të mbajnë larg investitorët strategjik, që duan të investojnë në Shqipëri.
Po sot mbledhja e kryetarëve vendosi që mocionit me debat për integrimin evropian, të zhvillohet me datë 17 nëntor dhe të zgjasë 4 orë. Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi edhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022 dhe se zhvillimi i seancave plenare të bëhet në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.























