Tirana përgatitet për Samitin BE - Ballkani Perëndimor, më 6 dhjetor
rtsh.al
Tirana është përzgjedhur si qyteti ku më 6 dhjetor do të mbahet Samiti i ardhshëm i BE - Ballkani Perëndimor.
Presidenti Bajram Begaj priti në një takim të mërkurën kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me të cilin diskutuan mbi mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, që është një nga më të rëndësishmit.
“Ishte kënaqësi e veçantë t'i uroja formalisht Presidentit Bajram Begaj detyrën e re si bashkues e udhëheqës i kombit tonë. Me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim - do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz”, thekson Veliaj në një postim në rrjete sociale.
Tirana është aktualisht dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë ku përgjatë një viti janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme, ndërkohë që për 2023, është përzgjedhur si Qyteti Europian i Sportit.























