Nikolla, takim me ambasadorin e Katarit: Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe
Shqipëri

Nikolla, takim me ambasadorin e Katarit: Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe

ATSH

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në takim ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve, si edhe kontributin e bashkëpunimit parlamentar në nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadori Al-Marri e informoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla mbi përgatitjet intensive të Katarit për zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Botës 2022 si edhe fushatën e promovimit në Shqipëri të kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive botërore.

Ai falënderoi qeverinë dhe institucionet shqiptare për bashkëpunimin dhe mbështetjen për këtë fushatë promovimi.


MË SHUME NGA Shqipëri