Italia mposht me përmbysje Shqipërinë në Tiranë
BKT
Sport

Italia mposht me përmbysje Shqipërinë në Tiranë

Uran Krasniqi/RTKLive

Vincenzo Grifo ka qenë protagonisti kryesor në miqësoren e Tiranës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Futbollisti i Freiburg ka asistuar një herë dhe ka shënuar dy herë në fitoren 3-1 të Italisë. 

Shqipëria ka kaluar në avantazh, por nuk ka mundur ta ruajë rezultatin. Shqiptarët kaluan në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë me një gol nga Ardian Ismajli pas një asisti nga Nedim Bajrami. 

Epërsia shqiptara ka zgjatur vetëm pesë minuta. Italianët kanë realizuar dy gola të shpejtë. Fillimisht Di Lorenzo (21') dhe pastaj Grifo (26') kanë përmmbysur rezultatin. Edhe golin e tretë e ka realizuar Grifo. 
Kjo është miqësorja e dytë në një qark kohor prej gjashtë vitesh ku fiton Italia.
Gjithashtu Italia kishte fituar të dy ndeshjet edhe në kampanjën kualifikuese për Botërorin 2018. 

 

Pjesa e parë në Tiranë mbyllet me epërsi të Italisë

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Italisë në miqësoren që po zhvillohet në Tiranë, por nuk ka mundur ta ruajë rezultatin. Italia e ka përmbysur rezultatin dhe pjesa e parë ka përfunduar 1-2.

Shqiptarët kaluan në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë me një gol nga Ardian Ismajli pas një asisti nga Nedim Bajrami. 

Epërsia shqiptara ka zgjatur vetëm pesë minuta. Italianët kanë realizuar dy gola të shpejtë. Fillimisht Di Lorenzo (21') dhe pastaj Grifo (26') kanë përmmbysur rezultatin. 

 

Shqipëri - Itali, formacionet

Shqipëria dhe Italia takohen sonte në Tiranë në një ndeshje miqësore. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.