Hyseni u kthehet stërvitjeve me Prishtinën
BKT
Sport

Hyseni u kthehet stërvitjeve me Prishtinën

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Prishtinës, Hasan Hyseni është rikthyer në stërvitje me Prishtinën. Për këtë ka njoftuar klubi të mërkurën

"Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator, e ka këputur ligamentin e jashtëm laterial ndërkohë që shërimi i tij ka shkuar shumë mirë nën kujdesjen e mjekut Qerim Kida. Fizeoterapeutët e skuadrës tonë, Atdhe Halimi dhe Alban Llumnica gjithashtu i kanë qëndruar afër dhe kanë ndihmuar në rehabilitimin e tij. Hyseni javët e fundit është stërvitur i diferencuar. Ndryshe, mesfushori tjetër, Mërgim Pefqeli vazhdon të jetë i dëmtuar. Ai i ka dëmtuar tre ligamente të nyjës së këmbës dhe pas kontrolleve të kryera rezulton se do të mungojë 3 deri në 5 javë".