Shënohet sot 78-vjetori i çlirimit të Tiranës
Shqipëri

Shënohet sot 78-vjetori i çlirimit të Tiranës

REL

Shënohet sot  78-vjetori i çlirimit të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se 17 nëntori shënon ditën kur nderohen heronjtë që luftuan për çlirimin e Tiranës. Kjo datë për kryebashkiakun Veliaj jep mesazhin e vyer se vetëm të bashkuar mund të kalohet çdo vështirësi.

“Gëzuar 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Sot është dita kur nderojmë heronjtë që luftuan për çlirimin e qytetit, duke na dhënë një mesazh të vyer: se vetëm BASHKË mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi", shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri