Sali Berisha bllokon foltoren në Kuvend
Shqipëri

Sali Berisha bllokon foltoren në Kuvend

RTSH

Koha e debatit në Kuvend për deputetët e grupit të Sali Berishës ka ndezur tensione në Kuvend, duke sjellë dhe ndërprerjen për disa minuta të seancës plenare.

Deputetja demokrate Ina Zhupa hodhi dyshime mbi një marrëveshje të mundshme mes grupit Alibeaj dhe mazhorancës, ndërsa deklaroi se emri i saj për të debatuar në Kuvend, është hequr nga grupi parlamentar i PD.

“Kam 2 çështje themelore. Në procesverbal nuk gjeta dot fyerjet e Palokës dhe Leskajt. Mundësi për të folur në parlament, mocionin me debat e keni bërë me kohë të kufizuar. Kam kërkuar të regjisgtrohem në sekretari dhe më është thënë që më është hequr emri nga grupi parlamentar i PD. Dyhsoj se dhe porti i Durrësit javën tjetër do jetë me kohë të limituar, këta duan të bëjnë marrëveshje me mazhorancën. Procesi i integrimit nuk është tango mes dy personave. Në cilin nen më ndalohet të flas për procesin e integrimit. Kush janë dhunuesit e të drejtave të parlamentit? Kush e ka vendosur që opozita të mos flasë?”, tha Zhupa.

Koha 2 minuta dedikuar kryetarit të PD zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, ka sjellë reagimin e këtij të fundit. Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit duke deklaruar se askush nuk mund t’i heqë fjalën pasi rrjeti i tij social Facebook i mundëson dëgjimin nga shqiptarët në të gjithë botën.

“Do mbroj të drejtat Kushtetuese. Kurrë s’do shtypësh popullin opozitar. S’njihhni ligj, etikë e asgjë. Jam live në gjithë botën. Mos e qaj hallin ti. Të vijë këtu përfaqësuesi i bandave. Të përjashtoni Edi Ramën nga Parlamenti për urrejtjen ndaj popullit opozitar, për gjuhën e pistë. Ai turpëroi këtu çdo shqiptar”, tha Berisha.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe deputeti Flamur Noka i cili akuzoi mazhoirancës se janë një bandë hajdutëshg që duan t’i mbyllin gojën shqiptarëve.

“Jeni një bandë hajdutësh që doni ti mbyllni gojën shoqërisë shqiptare. Pse unë kam 2 minuta kohë, ndërsa kolegët e tjerë kanë nga 10 dhe 20 minuta. Sali Berisha 2 minuta, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Tritan Shehu 2 minuta, a është kohë kjo 2 minuta.  Ju jeni këtu për të lexuar ndonjë hartim, por jo për të bërë opozitë, pastaj dilni në harmoni me njëri tjetrin, kjo është turp”, tha Noka. Por bllokimi i foltores nga Berisha dhe Noka solli ndërprerjen e seancës plenare për disa minuta.


MË SHUME NGA Shqipëri