Shqipëria në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, Rama: Një hap më pranë BE-së
Shqipëri

Shqipëria në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, Rama: Një hap më pranë BE-së

ATSH

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, me rastin e anëtarësimit të vendit tonë me të drejta të plota në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Rama u shpreh se, Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Evropian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes evropiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës.

“Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët”, theksoi Rama.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së synon të forcojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe 8 shteteve pjesëmarrëse (Islanda, Norvegjia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe së fundmi Shqipëria) për mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin, gatishmërinë dhe përgjigje ndaj fatkeqësive.


MË SHUME NGA Shqipëri