Java e kuzhinës italiane, për një shëndet të mirë dhe mbrojtjen e planetit
Shqipëri

Java e kuzhinës italiane, për një shëndet të mirë dhe mbrojtjen e planetit

atsh

Në kuadër të edicionit të VII të javës së kuzhinës italiane, Instituti Italian i Kulturës, me Ambasadën e Italisë në Shqipëri dhe Agjencinë ICE në Tiranë, sollën një event special me qëllim promovimin e traditave të kulinarisë italiane, në botë.

Sektori agroushqimor i cili ka qenë gjithmonë një nga pikat e forta të Italisë, është padyshim një nga sektorët nga ku mund të rifillojë ekonomia pas pandemisë, duke promovuar përsosmërinë e vendit dhe duke vlerësuar produktet “Made in Italy”, si sinonim i cilësisë dhe sigurisë.

Organizatorët e kanë ndarë në tri mbrëmje këtë event. Ato do të kenë lokacione të ndryshme dhe ku do t’i kushtohet rëndësi promovimit të stilit të jetesës dhe kulturës italiane, në shoqërinë e një menuje tipike italiane me degustime të aperitivëve dhe muzikës së grupit Italian No Trio For Cats.

Tema për vitin 2022 ka të bëjë me gjallërinë, qëndrueshmërinë dhe risinë si përbërës të kuzhinës italiane për një shëndet të mirë dhe për mbrojtjen e planetit.


MË SHUME NGA Shqipëri