21:21 / 18.11.2022
Kurti e Chollet flasin për çështjen e targave
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një cicërime në Twitter ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit, Derek Chollet.
Kurti ka bërë të ditur se përmes telefonit ka biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me qendër njohjen reciproke.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar i pari i Qeverisë së vendit, Albin Kurti.























